Foto: KALLXO.com

Haki Abazi: Dialogu pa strategji ka sjellë izolimin e Kosovës

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se rreziku për vendin po rritet nga presidenti Thaçi, që sipas tij, ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

“Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet”, ka shkruar Abazi.

Tutje, Abazi ka shkruar se dialogu pa strategji e me qeveri ileage, në Washington, sipas tij, ia mundëson Vuçiqit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët në ShBA.

“Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve”, ka shkruar në fund Abazi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur sot për vizitën e delegacionit kosovar në Ëashington që pritet të bëhet më 27 qershor dhe ardhjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët se a do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje në Ëashington, Thaçi u përgjigj shkurtimisht, se nëse është marrëveshje e mirë, do ta nënshkruajë.

“Nëse është marrëveshje e mirë, pse jo”.

Thaçi për marrëveshje në Washington: Nëse është e mirë, pse jo