Hakeri holandez thyen llogarinë e Twitterit të Presidentit Trump duke e hamendësuar fjalëkalimin: 'maga2020'

Hakeri hollandez Victor Gevers pretendon të ketë pasur qasje në llogarinë e Presidentit Trump në Twitter gjashtë vjet më parë duke e hamendësuar fjalëkalimin: “yourefired”, shkruan Washington Post.

Të njëjtën gjë e ka bërë përsëri. Me 16 tetor Gerevrs, 44 vjeçar, e ka bërë një hamendësim më të saktë, “maga2020!,” pas pesë tentimeve, sipas prokurorëve holandezë. 

Hakerimi konsiderohet vepër kriminale sipas ligjeve në Holandë. Mirëpo të mërkurën, zyrtarët Holandezë thanë se nuk do të ngrinin akuza sepse Gevers kishte vendosur një standard për “zbulim të përgjegjshëm”, duke demonstruar se sa e lehtë mund të fitosh qasje në psudonimin e presidentit të SHBA:@realdonaldtrump. 

“Ne besojmë se hakeri në të vërtetë ka depërtuar në llogarinë e Trump në Twitter, por ka përmbushur kriteret që janë zhvilluar në praktikën gjyqësore për të dalë i lirë si një haker me etikë”, tha zyra e prokurorit publik në një deklaratë, raporton Guardian.

Gevers ishte i hapur të fliste lidhur me atë që kishte bërë dhe deklaroi se qëllimi i tij ishte të tregonte “cenueshmërinë në internet”, raportoi BBC. Më 22 tetor, Gevers shpërndau pamje ekrani, me sa duket nga brenda llogarisë së Trump. Ai gjithashtu shkroi në Twitter disa këshilla, të drejtuara me gjasë ndaj presidentit amerikan, duke inkurajuar përdorimin e autentifikimit dy-faktorësh, gjë që e bën më të vështirë hakimin e një fjalëkalimi.

Shtëpia e Bardhë dhe Twitter kanë mohuar që Gevers të ketë pasur qasje në llogari.

“Kjo nuk është absolutisht e vërtetë, por ne nuk komentojmë mbi procedurat e sigurisë rreth llogarive të Presidentit në mediat sociale”, tha zëvendës sekretari i mediave i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në një deklaratë të bërë në muajin tetor.

Përmes një deklarate Twitter tha se “nuk kishte parë asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim, duke përfshirë edhe artikullin e botuar në Holandë sot. Ne zbatuam në mënyrë aktive masat e sigurisë së llogarisë për një grup të caktuar të llogarive të profilit të lartë në Twitter, të ndërlidhura me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë degët federale të qeverisë. “

Gevers, studiues i sigurisë kibernetike, u tha prokurorëve Holandezë se ai po kontrollonte për cenueshmërinë në llogaritë e kandidatëve amerikanë përpara zgjedhjeve të nëntorit kur ai pati qasje në llogarinë e Trump.

“Ai më vonë deklaroi në polici se kishte provuar sigurinë e fjalëkalimit sepse kishte interesa të mëdha nëse kjo llogari në Twitter mund të pushtohej kaq pak para zgjedhjeve presidenciale,” thanë prokurorët, transleton Washington Post.