Banka Ekonomike, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Hakerët sulmojnë Bankën Ekonomike, nxjerrin të dhëna të klientëve

Banka Ekonomike kaqenë shënjestër e sulmit të disa hakerëve.

Për këtë ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës e cila ka thënë se mjetet në llogaritë e kilentëve janë të sigurta, dhe se sulmi kibernetik ka pasur të bëjë me rrjedhje të informative që lidhen në fushën e privatësisë.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është informuar me kohë nga Banka Ekonomike lidhur me sulmin kibernetik duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale”, ka njoftuar BQK,

“Me këtë rast, Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale. Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik”, thuhet më tej.

BQK  ka shtuar se po përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil.

Sulmi ndaj Bankës Ekonomike u bë po ashtu i ditur edhe në uebfaqen Medium.com më 21 Prill 2020, ku thuhet se 70 GB me të dhëna të Bankës Ekonmike me transaksione financiare janë lëshuar nga DopplePaymer, që po dyshohen për sulmin.

Sipas tyre, DopplePaymer janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha.