Foto-ilustrim

Hajvali, sulmohet me armë zjarri derisa po lëvizte me veturë

Një qytetar ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij teksa ai po lëvizte me veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në Hajvali.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri si dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe dëmtim prone, vazhdon të hetohet.