Hajvali, qytetari raporton në Polici se iu vodhën armë e fishekë në shtëpinë e tij
29.10.2024 - 10:06
Të hënën më 28.10.2024 një burrë nga Hajvalia e Prishtinës, ka raportuar se i është grabitur shtëpia e tij.
Sipas Policisë, qytetari ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistolete me 14 fishekë të kalibrit 9mm dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë.
Sipas të dhënave nga raporti policor, rasti është në hetime.
Policia e ka cilësuar këtë vepër si “vjedhje e rëndë.”