Ilustrim: Kallxo.com

Hajvali, pengohet gjatë punës inspektori komunal

Policia e Kosovës i ka intervistuar disa persona nën dyshimin për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe për dëmtim prone.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Gollakut” në Hajvali, dje rreth orës 13:30.

“Raportohet se gjatë ekzekutimit të vendimit të drejtorisë së inspeksionit komunal është penguar personi zyrtar nga të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar , me vendim të prokurorit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.