Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Hajvali, një femër gjendet pa shenja jete në banesën e saj, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:00 në Hajvali të Prishtinës ka gjetur një femër të pajetë në banesën e saj.

Sipas Policsë, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, si dhe ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar.