Personi iArrestuar Ilustrim

Hajvali, në veturë i gjendet pistoletë e 14 fishekë, në shtëpi armë e jelek anti-plumb

Një person është arrestuar dje rreth orës 12:40 në Hajvali pasi që gjatë kontrollit nga Policia në veturë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 14 fishekë.

Policia njofton se më pas është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një armë (shkrepëse), një jelek anti-plumb dhe një thikë.

Për rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.