Hajvali, burri rrah gruan

Një person është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Hajvali të Prishtinës mbrëmë rreth orës 19:00.

Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar një person për të cilin dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.