Foto: Ilustrim

Hajvali, burri rrah gruan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka sulmuar bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hajvali të Prishtinës, dje rreth orës 18:00.

“Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.