Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hajrullah Çeku: Udhëzimi për licencimin dhe rilicenicmin e federatave hyn në fuqi brenda pak ditëve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se udhëzimi për licencimin e federatave sportive do të hyjë në fuqi brenda pak ditëve.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë së Punës së Komitetit Olimpik të Kosovës.

Po ashtu Çeku ka bërë të ditur se do të bëjmë zero kompromis dhe zero lëshime në këtë proces.

“Brenda pak ditësh hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për licencimin dhe rilicencimin e federatave sportive. Ne po e trajtojmë me prioritetin dhe seriozitetin me te lart këtë proces, andaj ju lutem merreni shumë seriozisht. Do të bëjmë zero kompromise dhe zero lëshime në këtë proces”, është shprehur Çeku.

Viti 2022 është viti ku duhet të bëhet licencimi dhe rilicencimi i federatave sportive.

Por çka parasheh Udhëzimi Administrativ?

Udhëzimi Administrativ parasheh që asnjë federatë sportive në Kosovë nuk do të licencohet apo rilicencohet këtë vit nga MKRS-ja nëse në udhëheqje ka persona të akuzuar për vepra penale.

Vetë Çeku para disa ditëve paljëmëroi se nuk do të lejojmë asnjë shkelje nga federatat sportive.

Edhe vetë MKRS-ja kishte reaguar me zhvillimet e fundit në njërën nga Federatat në Kosovë.