Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hajrulla Çeku reagon ndaj vendimit për Manastirin e Deçanit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka cilësuar vendimin për futje e Manastirit të Deçanit në listën e 7 objekteve të rrezikuara si të pabazuar në logjikë të shëndoshë.

Sipas reagimit të Çekut ky vendim tregon njëashmërinë e organizatës “Europa Nostra.” 

“Në arsyetimin e kësaj organizate shihet qartë njëanshmëria e saj kur referencat i merr kryekëput nga historiografia serbe në rastet kur përmend karakteristikat e brendshme të objektit, derisa Kosovën e përmend me një fusnotë! Kjo qasje e Europa Nostra është joprofesionale, jorealiste, e njëanshme, dhe me ndikim të qartë politik” ka shkruar Çeku në Facebook.

Ndërkohë, Çeku ka shkruar se gjuha e përdorur në tekstin e nominimit është e pasaktë, tendencioze dhe e papranueshme. 

‘Cilësimi “ekstremistët lokalë” është ekzagjerim i qëllimshëm, sulmi i pretenduar nga organizata terroriste “ISIS” është i pabazuar në fakte, andaj kjo na bën të besojmë se nominuesi nuk ka ndjekur linjë profesionale argumentimi por ka devijuar në një përmbajtje me ngarkesa politike dhe krejt të pabazuara në burime” ka shkruar ai.

 Sipas tij, si në tekstin e nominimit ashtu edhe në shpalljen finale,paragjykohet statusi i shtetit të Kosovës, si dhe bëhet përpjekje për ndërlidhjen e çështjes së Manastirit me dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. 

“ Ndërsa ndërlidhja mes çështjes së Manastirit dhe dialogut politik është e paqëndrueshme, dhe duhet të refuzohet pasi të gjitha garancitë për trashëgiminë kulturore që rrjedhin nga Plani i Ahtisaarit janë të përfshira në Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo çështje nuk duhet të rihapet” ka shkruar tutje ai.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, ende pa marrë detyrat e tyre kushtetuese siç i kanë tash, i kishin shkruar Organizatës “Europa Nostra” në lidhe me Manastirin e Deçanit.

Osmani e Kurti përmes një letre të gjatë kanë shpalosur argumentet e tyre se pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Kjo letër ishte dërguar me 18 mars, disa ditë para se Albin Kurti të votohej për kryeministër dhe disa jave para se Osmani të votohej për presidente.

Ndërsa sot “Europa Nostra” i ka kthyer përgjigje krerëve të shtetit duke i thënë se  i kanë shqyrtuar me kujdes pikëpamjet e krerëve të shtetit sa i përket Manastirit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021.

 

 

 

 

Kurti e Osmani i shkruajnë Organizatës ‘Europa Nostra’ – Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar

Organizata ‘Europa Nostra’ i kthen përgjigje Kurtit e Osmanit për Manasatirin e Deçanit