Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hajrije Ismiali emërohet U.D. e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK

Specialistja e Neonatologjisë, Hajrije Ismaili është emëruar ushtruese e detyrës së e drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se dr. Hajrije Ismaili, është caktuar u.d. drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media dhënë për KALLXO.com.

Nga 1 korriki i vitit 2018 klinika e Neonatilogjisë është udhëhequr nga neonatologu, Xhevat Gojnovci, i cili sot ka dorëzuar këtë pozitë pasi që kontrata e tij ka skaduar.

“Nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, pasi që më ka skaduar kontrata, ka njoftuar Gojnovci më Facebook.

Ai ka falënderuar stafin shëndetësor për, siç thotë ai, rezultatet e jashtëzakonshme në klinikë.

Gjithashtu, Gojnovci ka falënderuar edhe mediat për bashkëpunim.

Gojnovci nga 7 marsi i vitit 2017 deri më 1 korrik 2018 ka qenë u.d. në klinikën e Neonatologjisë ndërsa nga 1 korriku 2018 deri sot ka qenë drejtor me kontratë të rregullt.