Ilustrim

Hajnat thyejnë xhamin e veturës, vjedhin dy çanta

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima ka raportuar persona të pa njohur kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë vjedhur dy çanta, ku kishte dokumente personale, rroba dhe dy USB.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:39.

Rasti është duke u hetuar.