Ilustrim

Hajnat thyejnë e vjedhin brenda disa minutave, tre lokale

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në tri lokale në Gjilan. Sipas Policisë së Kosovës, ky akt konsiderohet si vjedhje e rëndë.

Përveç vjedhjes, lokalet janë demoluar dhe thyer. Sipas ankuesit janë vjedhur para të gatshme, 10 kompjuter të llojeve te ndryshme, 3 telefona celular ‘Iphone’, 2 DVR, 2 TV dhe 2 kasaforta. Rasti është duke u hetuar.