Foto Ilustrim: Vjedhje

Hajnat i hynë në shtëpi, i vodhën stoli ari dhe para

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Sipas Policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 19:50.

Sipas ankuesit, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin stoli ari si dhe para të gatshme.

Rasti vazhdon të hetohet.