FOTO ILUSTRIM

Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin stoli ari dhe një revole

Persona të panjohur i kanë hyrë një suharekasi në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari.

Në mesin e gjërave të vjedhura është edhe një revole.

Rasti ka ndodhur në Suharekë mbrëmë rreth orës 21:15.

Ankuesi ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kishin hyrë brenda në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur stoli ari dhe një revole.

Sipas Policisë, rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar.