Foto Ilustrim: Vjedhje

Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin dy pushkë, para dhe stoli ari

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij.

Vjedhja ka ndodhur në Podujevë në orën 20:45.

Nga aty kanë vjedhur dy pushkë me leje përkatëse, para kesh dhe një sasi stoli ari.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.