Hajnat hynë në shtëpi dhe vjedhin një kombi në Peqan të Suharekës

Persona të panjohur dyshohen të kenë vjedhur një kombi në fshatin Peqan të Komunës së Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe se kombi ka qenë i parkuar nga pronari në garazhin e shtëpisë së tij.

“Sipas deklaratës dhe provave nga vendi i ngjarjes, me datë 15.10. 2022, rreth orës 02:17, nga persona të dyshuar dhe të panjohur, është vjedhur një kombi T4. Kombi nga pronari ishte parkuar në garazh në shtëpinë e tij, në fshatin Peqan të Suharekës” – ka konfituar Bytyqi për KALLXO.com.

Më tej, Bytyqi thotë se në automjet, ka pasur mjete pune.

Policia e Stacionit Policor Suharekë janë duke u hetuar rastin.