Foto Ilustrim: Vjedhje

Hajnat hyjnë më forcë dhe vjedhin para e ari

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vjedhjes së rëndë në qytetin e Ferizajt që dyshohet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

Në fshatin Nikadin të Ferizajt, të dielën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, disa persona të maskuar kanë hyrë më forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.