Hajnat e Policia shkrepin armët në Mirushë të Malishevës

Jeta e disa zyrtarëve policor në Malishevë është rrezikuar mbrëmë gjatë një intervenimi që kanë pasur në një rast të një vjedhje të rëndë.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se tre personat që po dyshohet që kanë kryer veprën penale të vjedhjes, gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes kanë shtënë më armë zjarri në drejtim të policëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Mirushë të Malishevës, rreth orës 20:53.

“Njësitë policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se të shtënave me armë zjarri iu janë kundër përgjigjur edhe zyrtarët policorë.

Në raport tregohet se deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për persona të lënduar dhe se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, për rasti në fjalë është njoftuar prokurori dhe ngjarja është duke u hetuar.