Hajdari: Shkarkimet e sotme në Postë janë ligjore

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka dhënë sqarime për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të Postë së Kosovës, Shefqet Avdija dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Ajo tha se kjo është bërë për të ndalur keqmenaxhimin e financave publike.

“Bordi i Postës sot ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ky shkarkim është në përputhje me Ligjin për Ndërrmarrje Publike, që janë marrë për bazë raportet e Auditorit të Përgjithshëm, atij të brendshëm dhe shihet se ndërmarja ka degraduar në tri vitet e fundit”, tha Hajdari.

Hajdari theksoi se ky vendim nga bordi i përkohshëm i Postës është ligjor.

“Gjithçka që është marrë sot me vendimmarrje nga bordi është në përputhje me Ligjin për Ndërrmarje Publike”, tha ministrja.

Sot, Bordi i përkohshëm të Postës së Kosovës, ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të Postë së Kosovës, Shefqet Avdija dhe zyrtarin kryesor financiar të Postës, Behxet Maliqi.

Pas kësaj kishte, Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe padi ndaj bordit.

(FOTO) Policia rrethon Postën e Kosovës, nuk dihen arsyet e aksionit