Hajdari: Më 2015 kanë qenë 281 nxënës me morra, tash 39

Komuna e Gjilanit për këtë vit ka përfunduar kontrollet sistematike shëndetësore nëpër shkolla.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, ka thënë se në muajin prill të vitit të kaluar i kanë përfunduar vetëm klasët e 9-ta, që sipas saj mos të ikin pa kryer asnjë vizitë sistematike shëndetësore.

“24 shkolla janë në komunën e Gjilanit që janë paraparë për këto vizita, e 3,265 nxënës. Në vitin 2015 me higjienë jo të mirë kanë qenë 12 nxënës ndërsa tash asnjë, pra ka përparime, pedikuloza (morrat) më 2015 kanë qenë 281 nxënës, tash janë 39” – tha drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari.

Hajdari ka shtuar se në vitin 2015 kanë qenë 206 fëmijë që kanë pasur probleme me të pamur, tash janë 250, që i bie se ka rritje të numrit të fëmijëve me këtë problematikë.