Prokurorja speciale Drita Hajdani, Foto: KALLXO.com

Hajdari: Ka më shumë përgjime në ‘Pronto’ se sa ato që janë publikuar, mund të ketë edhe biznesmenë

Prokurorja speciale Drita Hajdari në emisionin Drejtësia në Kosovë ka rrëfyer për ballafaqimin e saj me rastin Pronto, ku para disa ditësh Gjykata Themelore në Prishtinë i liroi të gjithë të akuzuarit.

Në një intervistë ekskluzive prokurorja  ka treguar se ka shumë më shumë audio-incizime sesa ato që janë publikuar në media.

“Normal që ka më shumë. Nuk jam lidhë me këto biseda nga mediat. Kam kërkuar transkriptim të të gjitha CD-ve.”, tha prokurorja Drita Hajdari kur u pyet nëse ka pasur më shumë biseda se sa ato që janë publikuar.

Hajdari ka deklauar se biznesmenët që janë pjesë e përgjimeve nuk mund të akuzohen për shkak se nuk e kanë statusin e personit zyrtar.

Ajo ka lënë të nënkuptohet se në incizime mund të ketë edhe biznesmenë të shumtë të përfshirë.

“Nuk kam mujtë me akuzu dikë që nuk e ka gëzu statusin e personit zyrtar. Biznesmeni nuk është person zyrtar. Unë kam dëgjuar dhe lexuar disa biseda…”, është shprehur prokurorja Hajdari.

Prokurorja Drita Hajdari është kërcënuar sot gjatës dhe e njëjta këto kërcënime i ka raportuar në Policinë e Kosovës.

https://kallxo.com/ligji/kercenohet-prokurorja-e-rastit-pronto/

 

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’