Takimi mes Hahn dhe Thacit- Foto: Twitter/JohanesHahn

Hahn lëviz nga qëndrimi: Taksa së paku të pezullohet

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, tha se është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur.

Këtë qëndrim ai e shprehi gjatë takimit të tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Për dallim nga herave tjera kur kërkonte largimin e taksës ndaj prodhimeve serbe, Hahn sot kërkoi pezullimin e saj.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita pozitën e BE-së se tarifat kontraktorike të Kosovës duhet të paktën të pezullohen”, tha Hahn.

Kurse, Thaçi ka shkruar se në takim me Hahnin kanë biseduar për liberalizimin e vizave.

“Bisedova me Komisionerin Johannes Hahn mbi nevojën për angazhim të fortë në kryeqytetet e Brukselit + MS, si dhe angazhimin në procesin e integrimit në BE nga Prishtina. Shpreha nevojën thelbësore për një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapat e ardhshëm vendimtar për të përmbushur axhendën evropiane”, tha ai.

Takimi mes Hahn dhe Thaçit është bërë në kuadër të vizitës së presidentit në Bruksel.

Ai sot është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

https://kallxo.com/thaci-ne-bruksel-be-ja-duhet-ta-marre-vendimin-e-vonuar-per-heqjen-e-vizave/

.