Hagë, nesër pritet të mbahet konferencë rreth përgatitjeve të Zyrës së Prokurorit për rastin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë nesër pritet ta mbahet konferencë rreth përgatitjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për rastin ndaij ish-udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

Konferenca të mërkurën do të fillojë në orën 9:30.

Lidhur me këtë, ditë më parë paneli i Gjykatës ka publikuar axhendën në të cilën ka bërë të ditur se do të kërkojë përgjigje specifike nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për çështjet e artikuluara në paragrafët 1-5 të rregullit 118 të Rregullores.

Ndër të tjera trupi gjykues do të diskutojë për numrin e dëshmitarëve, aktakuzën, parashtrimin e provave, datën për mbylljen e seancës dhe çështje të tjera me rendësi.

Axhendën e plotë mund ta lexoni këtu.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK