Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosovës

“Guxo”  sllogani i Vjosa Osmanit  në fushatë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka zbuluar moton me të cilën planifikon të shkojë në zgjedhje.

Osmani në rrjetet sociale ka shpërndarë moton “Guxo”.

Ajo ka shpjeguar  pse ka zgjedhur këtë sllogan.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në Kosovë aktualisht pritet caktimi i datës së zgjedhjeve pasi Gjykata Kushtetuese shpalli jolegjitime Qeverinë Hoti.