Guvernatori Mehmeti takoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Guvernatori Mehmeti informoi mysafirin Kostilník me zhvillimet që kanë ndodhur në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guvernatori gjithashtu, përmendi edhe masat që ka ndërmarrë BQK-ja për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Sllovaki, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar për të investuar në vendin tonë.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník, shprehu gatishmërinë e  bashkëpunimit për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin financiar mes dy institucioneve.