Guvernatori Mehmeti: 3 deri në 4 për qind pritet të jetë rritja ekonomike në 2023-ën

Tre deri në katër për qind pritet të jetë rritja ekonomike në Kosovë vitin 2023. Kështu ka thënë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një konferencë për media.

Mehmeti tha se parashikimet e BQK-së janë të ngjashme me ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Sipas vlerësimeve të BQK-së këtë vit parashikimet tona janë që rritja ekonomike në vend të sillet 3 deri 4 për qind, e që është ngjashëm me parashikimet që i jep edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”- tha Mehmeti.

Mehmeti përmendi rritjen e inflacionit që përshkoi vitin 2022, ndryshimin e politikave mesatare si dhe pasojat e luftës në Ukrainë,

Ai theksoi remitencat që në vitin 2022 arritën vlerën prej më shumë se 1 miliard euro.