Guvernatori i BQK-së viziton Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti  gjatë ditës është takuar me përfaqësues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga BQK, në takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive.

“Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryesuesi i Bordit, Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan Guvernatorin Mehmeti angazhimin e BQK-së për të ndihmuar këtë institucion.