Guvernatori i BQK-së takohet me përfaqësuesit e BERZH-it

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga drejtori për Kosovë, Neil Taylor.

Mehmeti gjatë takimit informoi përfaqësuesit e BERZH-it lidhur me zhvillimet ekonomike në vend duke falënderuar ata për përkrahjen e vazhdueshme të tyre.

Sipas komunikatës së BQK-së drejtori i BERZH për Kosovë, Neil Taylor ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.