Guvernatori i BQK-së: Sektori i fondeve pensionale ka performancë pozitive

Zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar ka qenë tema e diskutimit mes guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti dhe ambasadorit të Australisë në Kosovës, Andrea Carlo Biggi.

Sipas komunikatës për media të BQK-së, Guvernatori Mehmeti ka thënë se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu, ai theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë Andrea Carlo Biggi ka vlerësuar lartë punën e Bankës Qendrore të Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.

Sa i përket fondeve pensionale, deputetë të opozitës po kërkojnë miratim të Projektligjit që do u jepte qytetarëve mundësinë të tërheqin 30 për qind të parave nga fondi pensional.

Një veprim i tillë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN kundër prekjes së parave të Trustit