(Ilustrim) Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ka urdhëruar shefin për ndihma në OKB, “të analizojë me palët e përfshira” mënyra për armëpushim humanitar në Ukrainë.

Ai ka thënë se një gjë e tillë duhet lejuar “për të mundësuar përparim në negociatat politike, që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për paqe”./REL