Gucati në seancë: EULEX-i nuk pati nevojë të ndërhyjë në atë mënyrë në OVL-UÇK

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati gjatë seancës së sotme të mbajtura në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, para gjykatësit Nikolas Gulio si dhe stafit mbështetës dhe Prokurorit të Specializuar Jack Smith tha se policia e EULEX-it nuk është dashur të hyjnë brenda zyrave të OVL-UÇK në formën të cilën kanë hyrë.

Këto deklarata, Gucati i tha pasi u dhanë edhe arsyetimet e arrestimit të tij nga ana e Policia e EULEX-it.

“Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në atë formë pjesëtarët e Policisë së EULEX-it. Kanë mujt me më njoftua mua dhe jo të hyjnë në atë mënyrë”, shtoi Gucati.

Në seancë, Gucati u pyet edhe nëse i është prezantuar fletarresti ndaj tij.

“Fletarrestim më është komentuar në ditën e arrestimit”, tha shkurt Gucati deri sa u përgjigj pyetjet së gjykatësit Gulio.

Para Gucatit në seancë u paraqitën edhe arsyet e arrestimit të tij.

Arrestimi i Gucatit është bërë nën dyshimet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati po dyshohet se këto vepra penale i ka kryer gjatë datave 7, 16 dhe 22 shtator, ku sipas fletarrestit i njëjti në tre konferenca të mbajtura u vuri në dispozicion mediave informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në njërën nga veprat, u tha edhe se Gucati nuk ndërhyri dhe nuk e ndaloi nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj kur në një konferencë për media bëri të ditur përmendi disa emra të dëshmitarëve të mundshëm duke dhanë edhe detaje të adresave të tyre.

Gucati u pyet nëse dëshiron të shtoj diçka në lidhje me arrestimin e tij.

“Nuk jam informuar për arrestimin tim deri në momentin kur ka ardhur policia e EULEX-it në zyrën time. Pas një ore e gjysmë kam informuar djalin tim se jam arrestuar”, tha Gucati.

“Arrestimi im deri në Holandë ka qenë i mirë. Unë jam invalid i luftës në nivel 75% të dëmtimit të trupit. Prej momentit që e kanë marrë vesh që jam edhe invalid lufte më kanë respektuar”, tha Gucati.

“Kundërshtimet që i dha avokati nuk kam çka shtoj tjetër. Të gjitha propozimet që i dha avokati nuk kam çka të shtoj pos që do të i përmbahemi”.

Mbrojtësi i Gucatit, në seancë tha se Gucati ka kundërshtuar me shkrim ligjshmërinë e arrestimit dhe transferimit të tij.

“Gucati është babai i shtatë fëmijëve të gjithë jetojnë në zonën e Skenderajt, ai ka lidhje të forta familjare në atë zonë. Nipi i tij më i vogël është rreth 4 muajsh dhe më i madhi 9 vjeç. Ai nuk është me shëndet të mirë, vuan nga shtypja e gjakut dhe diabetit. Ai ka shtuar edhe problemet me lëvizshmëri/. Sot ai kishte një termin në spital në Prishtinë për një operacion për të zgjidhur problemet e lëvizshmërisë. Ai vuan edhe nga asma. Ai ka punuar edhe si sekretar në një shkollë në Skenderaj. Në këto rrethana sipas parashtrimit, mund të jepet lirimi me kusht të cilat janë parashtruar edhe me shkrim. Mund të ju ofrojmë një garanci 5 mijë euro që ai të jetoj në adresën që do të përcaktohet, që të raportoj në policinë e EULEX-it”, tha mbrojtësi i Gucatit.

“Gucati është i vendosur që të i përmbahet të gjitha rregullave që i përcaktohen”, shtoi ai tutje.

Pas arrestimit që nga data 25 shtator, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Kosovës, Hysni Gucati sot  u  paraqit për herë të parë para gjyqit në seancën nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo seancë e cila u udhëhoq nga gjykatësi Nikolas Gulio ndërsa në sallë do të jetë prezent edhe stafi mbështetës i Prokurorit të Specializuar Jack Smith.