Gucati bisedoi me ambasadorin amerikan për veteranët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorin e ShBA-ve, Philip Kosnett.

Siç njofton Gucati përmes një shkrimi në “Facebook”, ata kanë biseduar për situatën e tanishme në vend dhe për veteranët e UÇK’së.

“Biseduam për situatën e tanishme në vend , dhe për veteranët e UÇK’së. Falënderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA’të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

Ditë më parë OVL UÇK ka organizuar protestë në shenjë përkrahje të presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit pas aktakuzës që iu ngrit nga Gjykata Speciale për krime lufte.