Grushtshteti në Mianmar: Policia përdor ujin ndaj protestuesve

Policia në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Taw, ka përdorur  ujin ndaj punëtorëve që po zhvillonin një grevë mbarëkombëtare kundër një grushtishteti ushtarak, raporton BBC.

Mijëra qytetarë po marrin pjesë në ditën e tretë të protestave në rrugë, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses të zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe që demokracia të rivendoset.

Televizioni Shtetëror ka paralajmëruar protestuesit se do të ndërmerren masa nëse ata kërcënojnë sigurinë publike ose “shtetin e së drejtës”.

Kjo vjen një ditë pasi Myanmar pa protestën e saj më të madhe në më shumë se një dekadë.

Javën e kaluar ushtria mori pushtetin pasi pretendoi pa prova se zgjedhjet e hershme ishin mashtruese.

Ata gjithashtu shpallën një gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma, dhe pushteti i është dorëzuar komandantit të përgjithshëm Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak.