Grushte gruas/nënës, paraburgim për burrin dhe djalin

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Xh. N. brenda familjes shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj prindërve saktësisht ndaj nënës.

Tutje sqarohet se ngjarja ka ndodhur me datë 13 nëntor në shtëpinë e përbashkët ku i pandehuri Xh. N. pas problemeve familjare acarohet me nënën e tij, e kap për fyti dhe e godet me shuplaka në fytyrë, ku të dëmtuarës i është nevojitur tretman mjekësor.

Pas kësaj pasi vjen babai i të pandehurit në shtëpi me veturën e tij, Xh. N. godet me shqelma veturën me ç’rast ia thyen dritaren e veturës.

Gjykata ka thënë se ditën kritike pasi që Xh.N.2 ështe kthyer në shtëpi pas krijimit të rrethanave si më lartë, e kap për flokë të dëmtuarën -gruan e tij duke e hedhur në tokë.

Pas kësaj e dëmtuara kishte arritur të ikte dhe kërkon ndihmën e policisë.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale  të të pandehurve të njëjtit janë përsëritës të veprave penale të ndryshme, si dhe raportet e acaruara të të pandehurve të cilët janë babë e bir, dhe sjelljet agresive në vazhdimësi nga ana e tyre ndërmjet vete dhe në drejtim të të dëmtuarve”, përfundon njoftimin e saj Gjykata.