Ilustrime dhe grafika: Brian Williamson/VoA

Grusht-shtetet në Afrikë

Kontinenti afrikan pa një rritje të konsiderueshme të grusht-shteteve gjatë një viti e gjysmë të fundit, me figura ushtarake që kryen pushtimin në Burkina Faso, Sudan, Guine, Çad dhe Mali. Pas grusht-shtetit të Sudanit në tetor të vitit 2021, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres foli për “një epidemi” të grusht-shtetevet, duke përfshirë ngjarjet në Afrikë dhe një grusht shteti të shkurtit 2021 në Mianmar. Ai përshkroi një “mjedis në të cilin disa udhëheqës ushtarakë ndjejnë se kanë mosndëshkim total” dhe “mund të bëjnë çfarë të duan, sepse asgjë nuk do t’u ndodhë”.

Grusht-shtetet në Afrikë kanë qenë në rënie për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit. Në 10 vitet para vitit 2021, kishte pasur mesatarisht më pak se një grusht-shtet të suksesshëm në vit, sipas studiuesve amerikanë Jonathan Powell dhe Clayton Thyne në Universitetin e Floridës Qendrore dhe Universitetin e Kentakit, përkatësisht, të cilët konsoliduan gjetjet e tyre në faqen e internetit  Arrested Dictatorship.

Rrëmbimet e fundit të pushtetit në Afrikë kanë ngritur shqetësime se rajoni mund të zmbrapset nga përparimi i tij drejt një demokracie më të madhe.

Krahasimi me botën

Nga 486 tentativa ose grusht shtete të suksesshëm të kryera në mbarë botën që nga viti 1950, Afrika prin me 214, më së shumti nga çdo rajon, me 106 prej tyre të suksesshme, tregojnë të dhënat e Powell dhe Thyne.

Burimet: Powell dhe Thyne; Cline Center University of Illinois; Hulumtimi i Zërit të Amerikës; 1950 – 25 janar 2022

Të dhënat nga Powell dhe Thyne i thanë Zërit të Amerikës se kjo ndodh sepse Afrika priret të ketë shumë nga kushtet që zakonisht lidhen me grusht-shtetet.

“Grsuhtshtetet janë kufizuar gjithnjë e më shumë në vendet më të varfra në botë dhe vala e fundit e grushtshteteve i përshtatet kësaj”, thonë tutje të dhënat nga Powell dhe Thyne.

Burkina Faso, Guinea, Mali dhe Çadi kishin më pak se 20 miliardë dollarë PBB në vitin 2020, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, ndërsa Sudani kishte një GDP prej pak më shumë se 21 miliardë dollarësh. Për krahasim, PBB-ja e Shteteve të Bashkuara ishte me vlerë 20 trilionë dollarë në vitin 2020, duke e renditur atë në vendin e parë në botë.

Vendet që përjetojnë fushata të vazhdueshme terrorizmi dhe kryengritje kanë gjithashtu në mënyrë disproporcionale më shumë gjasa të shohin grusht-shtete, sipas Powell dhe Thyne, si dhe ato kombe, udhëheqësit e të cilëve u mungon legjitimitet në sytë e qytetarëve të tyre ose forcave të armatosura.

Powell dhe Thyne shtojnë se ndërsa shumica e Afrikës nuk i sheh më grusht-shtetet si kërcënim, rajoni i Sahelit, i cili përfshin Burkina Fason, Malin, Çadin dhe Sudanin, ende përjeton shumë nga faktorët më të zakonshëm që çojnë në grusht shtet.

Shtetet afrikane

Nga 54 vende në kontinentin afrikan, 45 prej tyre kanë pasur të paktën një përpjekje për grusht-shtet që nga viti 1950, sipas të dhënave të mbledhura nga Powell dhe Thyne. Duke e ngushtuar fokusin vetëm në ato vende që kanë përjetuar një kontroll të suksesshëm, në të cilin autorët e grusht-shtetit e mbajnë pushtetin për të paktën shtatë ditë, ky numër bie në 36, ose dy të tretat e vendeve në kontinentin afrikan.

Koloneli Assimi Goïta, oficer ushtarak nga Mali, i cili ka shërbyer si President i përkohshëm i Malit që nga 28 maj 2021. Goïta ishte udhëheqësi i Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e Popullit, një juntë ushtarake që mori pushtetin nga ish-presidenti Ibrahim Boubacar Keïta përmes një grusht shteti në Mali 2020./ Ilustrime dhe grafika: Brian Williamson/VoA

Çfarë është një grusht-shteti?

Një grusht-shtet është një “përpjekje e paligjshme dhe e hapur nga ushtria ose elitat e tjera brenda aparatit shtetëror për ta rrëzuar ekzekutivin në detyrë,” shkruajnë Powell dhe Thyne në një artikull të vitit 2011 të botuar në Journal of Peace Research. Një grusht shteti i suksesshëm, përcaktuan ata, zgjat të paktën një javë.

Sipas këtij përkufizimi, objektivi i një grusht-shteti duhet të jetë një ekzekutiv në detyrë, dhe autorët duhet të kenë lidhje formale me qeverinë kombëtare. Lëvizjet që tentojnë ta rrëzojnë një qeveri të tërë dhe që udhëhiqen nga ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, si rebelimet apo protestat masive, nuk përfshihen.

Ndërkohë që disa përkufizime të grusht-shteteve i kufizojnë autorët vetëm në figura ushtarake, Powell dhe Thyne thanë se një veprim i tillë ka të ngjarë t’i paragjykojë të dhënat drejt grusht-shteteve të suksesshëm.

“Inkurajimi fillestar i një përpjekjeje për grusht-shteti shpesh përfshin vetëm anëtarët civilë të qeverisë, me ushtrinë që luan një rol të mëvonshëm në vendosjen nëse grusht-shteti do të jetë i suksesshëm”, shkruajnë studiuesit. Ata citojnë shembullin e një përpjekjeje për grusht-shtet të vitit 1962 të udhëhequr nga kryeministri senegalez Mamadou Dia që dështoi sepse ai nuk ishte në gjendje ta fitonte mbështetjen e ushtrisë.

Autorët e grusht-shtetit duhet të jenë gjithashtu “brenda aparatit shtetëror”, i cili e përjashton marrjen e kontrolleve të udhëhequra kryesisht nga qeveritë e huaja. Powell dhe Thyne citojnë shembullin e rënies së presidentit të Ugandës Idi Amin në vitin 1979 në duart e ushtrisë tanzaneze, duke thënë se veprimi “nuk përbën një grusht-shteti sepse fuqitë e huaja ishin aktorët kryesorë”.

Vendet me më shumë grushte-shteti

Sudani e kryeson listën si vendi afrikan me më shumë grusht-shtete – për nga tentimi dhe të suksesshëm – që nga viti 1950, me 17 sosh, thonë të dhënat e Powell dhe Thyne. Nga këto përpjekje për tentime, gjashtë ishin të suksesshme, duke përfshirë atë më të fundit në muajin tetor. Ndërsa Burkina Faso ka pasur më pak përpjekje për grusht shteti në të njëjtën periudhë, ajo ka numrin më të madh të grusht- shteteve të suksesshëm, me tetë soh, përfshirë grusht-shtetin e janarit. Përveç puçit më të fundit, grusht-shtete u kryen me sukses në Burkina Faso në vitet 1966, 1974, 1980, 1982, 1983, 1987 dhe 2014. Një grusht-shteti u tentua gjithashtu në vitin 2015.

Nigeria, shteti më i populluar i Afrikës, kishte një histori të gjatë grusht-shteti pas pavarësisë në vitin 1960, me tetë përpjekje për grusht-shteti – gjashtë prej tyre të suksesshme. Që nga viti 1999, ky vend ka transferuar pushtetin përmes zgjedhjeve demokratike dhe ka ndihmuar në fillimin e një epoke stabiliteti më të madh në Afrikën Perëndimore dhe kontinentin në tërësi.

Cilët faktorë çojnë në një grusht-shtet?

Këshilli i Paqes dhe i Sigurisë i Bashkimit Afrikan tha në vitin 2014 se ndryshimet jokushtetuese të qeverisë shpesh vijnë nga “mangësitë në qeverisje” së bashku me “lakminë, egoizmin, keqmenaxhimin e diversitetit, keqmenaxhimin e mundësive, margjinalizimin, abuzimin e të drejtave të njeriut, refuzimin për të pranuar disfata zgjedhore, manipulimi i kushtetutës, si dhe rishikimi antikushtetues i kushtetutës për t’i shërbyer interesave të ngushta dhe korrupsionit.

Studiuesit amerikanë Aaron Belkin dhe Evan Schofer kanë zbuluar se forca e shoqërisë civile të një vendi, legjitimiteti që i jepet një qeverie nga popullsia e saj dhe historia e grushtit të shtetit të një kombi janë parashikues të fortë të grusht-shteteve.

Powell dhe Thyne i thanë Zërit të Amerikës se një grusht-shteti i kohëve të fundit mund të “sinjalizojë një prishje të një konsistence politike, një ndryshim në dinamikën e pushtetit që e nxit anti-grushtetin e së ardhmes” si rezultat i rivaliteteve brenda ushtrisë. Ai tha se disa vende bien në atë që njihet si “kurthi i grusht-shtetit” në të cilin mund të ndodhin një numër i madh grusht-shtetesh në vazhdimësi. Një shembull është Mali, ku katër përpjekje për grusht-shtet ndodhën në dekadën e kaluar pasi vendi nuk kishte përjetuar asnjë në 20 vitet e mëparshme.

Udhëheqësi i grusht-shtetit të Malit në vitin 2020, Assimi Goita përmendi pakënaqësinë e përhapur popullore ndaj atyre në pushtet kur ai mori kontrollin. Megjithatë, kur ai kreu një grusht-shtet më pak se një vit më vonë në maj të vitit 2021, duke përmbysur një qeveri kalimtare që ai ndihmoi në themelimin e saj, ai përmendi një riorganizim të kabinetit që përjashtoi dy liderë kryesorë ushtarakë. Goita pretendoi se masa shkelte kushtet e qeverisë së re. Presidenti francez Emmaneul Macron e quajti veprimin “një grusht-shteti brenda një grusht-shteti”.

Në Guinea, udhëheqësit e grusht-shtetit thanë se shqetësimet për korrupsionin dhe një ekonomi të dështuar motivuan veprimin për to në shtator të vitit 2021, si dhe fakti që presidenti i rrëzuar Alpha Conde kishte shërbyer për një mandat të tretë pas ndryshimit të kushtetutës për ta lejuar atë.

Vendet që janë më të varfra dhe demokracitë e të cilave janë më pak të qëndrueshme kanë qenë historikisht më të prirura për marrjen e pushtetit. Pesëmbëdhjetë nga 20 vendet të cilat e  kryesojnë indeksin e shteteve të brishta 2021 të krijuar nga Fondi për Paqe janë në Afrikë. Prej tyre, 12 kanë pasur të paktën një grusht-shteti të suksesshëm në historinë e tyre. Ato përfshijnë Somalinë, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore, Çadin, Sudanin dhe Zimbabvenë. Anasjelltas, nuk ka pasur grusht-shteti të suksesshëm në vendet më të pasura afrikane me institucione të forta, të tilla si Afrika e Jugut dhe Botsvana.

Shkalla e suksesit të grusht-shtetit

Hulumtimi i Powell dhe Thyne tregon se përpjekjet për grusht-shtet në dekadën e kaluar kanë pasur një shkallë shumë më të lartë suksesi se ato të dekadave të mëparshme. Pra, ndërsa grusht-shtetet po bëhen më pak të shpeshta, ato po bëhen edhe më efektive.

Burimet: Powell dhe Thyne; Cline Center University of Illinois; Hulumtimi i Zërit të Amerikës; 1950 – 25 janar 2022

 

Numri më i madh i grusht-shteteve të suksesshme në Afrikë u zhvillua afër mesit të rivalitetit SHBA-Sovjetik të Luftës së Ftohtë që shtrihej nga viti 1946 deri në vitin 1991. Grush-shtetet ishin më të përhapura në vitin 1966, kur ndodhën shtatë sosh. Viti tjetër më i trazuar ishte viti 1980 kur u vunë në skenë pesë sosh.

“Gjatë Luftës së Ftohtë, në veçanti, ekzistonte një rregull i pashkruar që thoshte se nëse kontrollonit kryeqytetin, ju njiheshit si legjitim,” thotë Powell dhe Thyne. Pas asaj kohe, dhe veçanërisht që nga viti 2000, komuniteti ndërkombëtar ka qenë shumë më pak tolerant ndaj grusht-shteteve. Si rezultat, udhëheqësit e grusht-shtetit kanë më shumë gjasa të presin rrethanat në të cilat “status quo-ja në vetvete është e tmerrshme” ose kur ata mendojnë se mund t’i mbijetojnë çdo përgjigjeje negative ndaj një grusht-shteti, përfshirë sanksionet.

Një vështrim në të ardhmen

Në muajin tetor, Guterres i OKB-së përmendi tri arsye kryesore për rritjen e grusht-shtetev në vitin 2021: ndarjet e forta gjeopolitike midis kombeve; ndikimi ekonomik dhe social i pandemisë COVID-19 në vende; dhe, së fundi, paaftësia e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të marrë masa të forta në përgjigje të grusht-shteteve. Për shembull, Rusia dhe Kina, të dyja anëtarë të këshillit me të drejtë vetoje, në fund të vitit 2021 e bllokuan atë nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj krerëve të grusht-shtetit të Malit, pasi ata udhëheqës i bënë të ditur vonesat në zgjedhjet që do ta kthenin vendin e Afrikës Perëndimore në sundimin civil.

Pandemia e COVID-19 jo vetëm që ndikoi negativisht në vendet më të prirura për grusht- shtet duke sforcuar buxhete tashmë të shtrënguara dhe duke vendosur kufizime të mëtejshme për popullsitë tashmë skeptike ndaj qeverisë së tyre, por ndikoi gjithashtu edhe fuqitë botërore, të cilat shpesh marrin masa për të ndihmuar në parandalimin e grusht-shteteve. Si rezultat, numri i lartë i përpjekjeve për përmbysje gjatë viteve të pandemisë mund të rezultojë të jetë një anomali kur shqetësimet lidhur me COVID-19 fillojnë të lehtësohen.

Powell dhe Thyne thanë  se megjithëse do të ishte befasuese të shihje vazhdimin e niveleve kaq të larta të grusht-shteteve, “Unë jam i sigurt që vitet e ardhshme do të shohim grusht-shtete në numër më të lartë se sa ishim mësuar.”

Powell dhe Thyne, tutje shtojnë se “shkaqet themelore të grusht-shteteve janë të pranishme dhe po përkeqësohen. Derisa këto dinamika të brendshme të përmirësohen ose aktorët rajonalë ose globalë të mund të ofrojnë një zgjidhje, nuk ka asnjë arsye për të menduar se grusht-shtetet duhet të zhduken.”/VoA