Grupi që sfidon vendimet kundër COVID-19

Një grup në rrjete sociale nga fotografitë që ka siguruar KALLXO.com dyshohet se nuk është duke i përfillur masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në këtë grup qytetarët njoftohen se kush ka për të udhëtuar në relacione të caktuara me veturë dhe njofton për vendet e lira që ka në veturë.

Siç dihet sipas vendimit të qeverisë nuk lejohet udhëtimi me veturë  i shumë personave dhe vetëm nëse janë të së njëjtës familje.

Në këtë grup shihet se anëtarët aty njoftohen për kohën e nisjes dhe vendet e lira për të udhëtuar bashkë me veturë.

Po ashtu në të njëjtin grup ka edhe anëtarë që tërheqin vërejtjen se nuk rekomandohet që të udhëtohet derisa një gjë e tillë nuk lejohet edhe me tutje për shkak të masave anti-COVID-19.

 

 

Shënim: Pas publikimit të këtij artikulli, ka pasur reagime brenda këtij grupi në lidhje me artikullin.

Brenda reagimit thuhet se ata ushtrojnë veprimtarinë duke respektuar masat mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Megjithatë, kujtojmë se shërbimet e taksisë momentalisht nuk janë veprimtari të lejuara në Kosovë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë nga administratori dhe krijuesi i  këtij grupi.

 

Pershendetje,

Jam Eroll Gorçi, admin dhe krijues i grupit Hitchiher Kosova – UDHË.

Po ju kontaktoj me u sqaru per lajmin qe e keni bo me titullin: “Grupi qe sfidon vendimet kunder COVID-19“.

Pasi qe ju nuk e morret mundimin me m’kontaktu edhe m’u informu se cka po ndodh me grupin, une p’e marr mundimin me ua kallezu anen tjeter te medaljes.

Ne si krijues te grupit e kemi pase fokus kryesor ndalimin e perhapjes se virusit, po ashtu dhe shendetin e mireqenien e te gjithe anetareve. Sa per informaten tuaj, ky grup ka lind si rrjedhoje e nevojes e njerezve dhe keshtu nuk eshte profitabil per neve, kjo tregon qarte qe ne mundemi me mbyll shume lehte grupin, pa ndonje pasoje financiare per ne personalisht. Po cka kemi vendos ne eshte, qe me mujt me u kujdes per mireqenien e anetareve edhe ne kete kohe pandemie. Ne kemi qene te shqetesuar per situaten, andaj kemi marre vendimin, qe grupi duhet m’u mbyll, e po keshtu kemi vepru. Prej kohes kur qeveria ka caktu kufizimet, ne e kemi mbyll grupin edhe pse ka pase me qindra njerez qe kane kerku me perdor per shkaqe nevoje. Ne e kemi mbyll grupin edhe grupi ka qene i mbyllur deri me daten 18 Maj, kur ka fillu faza e dyte e lehtesimit te masave, perpos qe e kemi mbyll grupin, gjate gjithe kohes i kemi shpernda keshillat qe i ka dhone IKSHP-ja dhe i kemi bo thirrje anetareve qe me qendru ne shtepi. Ne e kemi analizu me kujdes fazen e dyte edhe e kemi pa qe ne nuk perbejme asnje shkelje per masat, perkundrazi kemi vendos qe ajo eshte koha adekuate kur duhet m’u hap grupi per arsye se kur hapet transporti publik, shume me lehte perhapet virusi kur je ne nje ambient ku ka 30-50 persona te tjere (pra autobus), sesa kur je me nje ambient me 2-3 persona te tjere (pra makine).
Sido qe te jete, ju kom dit per medium me kredibil dhe qe nuk beni lajme sa per me bo lajm, po per qe shkoni e cilesoni nje grup i cili gjate gjithe kohes ka bo thirrje m’i respektu keshillat e IKSHPs dhe ministrise se shendetsis e qe ka marre mundimin me mbyll veprimtarine e vet per shkak te parandalimit te pandemise, si nje grup qe “sfidon vendimet kunder COVID-19“, ishte plotesisht e papranushme prej neve, prandaj edhe u mundova me qene sa me i kjarte me juve.

Faleminderit per kohen. Qellimi i ketij sqarimi nuk eshte qe te kerkoj falje nga ju, po thjeshtee nje informat karshi respektit per mediumin tuaj, per dallim nga mediumet e tjera.

Me poshte gjeni postimet kur ne kemi mbyllur dhe hapur grupin dhe disa komente, ne po ate postim qe eshte kerku m’u mbyll grupi, qe tregojne per nevojen e njerzve.