Mimoza Kusari- Lila, deputete

Grupi Parlamentar i LVV-së mban konferencë për media

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Konferenca është thirrur për në orën 15:00.

Kështu ka njoftuar përmes Facebook-ut, sekretari për media i LVV-së, Arlind Manxhuka.

“Në orën 15:00, Grupi Parlamentar i LV-së mban konferencë për media në të cilën flet u.d e kryesuesit të GP-së Mimoza Kusari-Lila. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit.  Ftojmë mediat ta përcjellin!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë edhe Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen sot në ora 15:00.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, kjo mbledhje e ka vetëm një pikë në rend dite cila është: Nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet sot.