Grupi Parlamentar i AAK-së: Mos të përsëriten më aksione si të sotme

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar pas ngjarjes së sotme në zyret e OVL të UÇK-së.

Sipas tyre, operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme.

“Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Ata kanë bërë apel që të mos ndodhin më operacione të tilla.

“Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë. Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot”, është thënë në fund.

Njësitet e EULEX sot kanë bastisur zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati.

Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVL- UÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.

Kurse, minuta më parë nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, është ndaluar nga hetuesit e Speciales, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.