Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nga data 3 qershor grupi 6+ nuk ekziston më.

Osmani ka njoftuar se deputetja Zikreta Aliti ka dhënë dorëheqje.

“Nga data 3 qershor grupi 6 plus nuk eziston më. Deputetja Zikreta Aliti me 2 qershor ka njoftu për doreheqjen nga gp 6 plus”, tha Osmani

Osmani tregoi se edhe në komisione parlamentare nuk do të ketë përfaqësim ky grup.

“Për krijimin e një grupi parlamentar nevojiten 5 për qind e Kuvendit ose së paku 6 deputet. Kur numri bie nën këtë minimum grupi nuk ekziston më”, tha Osmani.

Sipas Osmanit grupi 6 plus I humb të drejtat për përfaqësim në komisione parlamentare e sipas saj përjashtim bënë grupi për të drejtat e interest e komuniteteve.