Istogu

Grup personash afër vendvotimit në Istog, ndërhyn Policia

Një grup qytetarësh, që gjendeshin në afërsi të një vendvotimi në komunën e Istogut, është shpërndarë nga Policia.

Shpërndarja ndodhi pas një urdhri të Prokurorisë së Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria ka udhëruar Policinë e Kosovës që të shkojë në vend të ngjarjes dhe të shpërndajë një grup qytetarësh që ndodheshin në afërsi prej 100 metrave nga një vendvotim në komunën e Istogut”, ka thënë Nikçi.

Me urdhër të Prokurorisë së Pejës është ndërhyrë në afërsi të një vendvotimi në Banjë të Istogut.

Në komunën e Istogut deri më tani nuk janë raportuar incidente të tjera në lidhje me procsin zgjedhor.

Në këtë komunë është duke u zhvilluar procesi zgjedhur në të cilin po garojnë Lidhja Demokratik ee Kosovës me kandidatin Ilir Ferati dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Bekë Berishën.