Grumbuj njerëzish tek objekti i regjistrimit të veturave

Një grumbullim i njerëzve para  objektit ku bëhet regjistrimi i veturave në Prishitnë është parë edhe sot.

KALLXO.com sot ka pranuar disa fotografi ku shihen grumbull njerëzish tek ky objekt që është në kundërshtim me rregullat mbrojtëse ndaj COVID-19. Në fotografi shihet se prezent aty ka edhe pjesëtarë të policisë.

Kujtojmë se personat të cilët nuk respektojnë masat e vendosura në luftë kundër COVID-19, arrestohen apo gjobiten nga Policia e Kosovës.

Dje në nivel vendi janë regjistruar edhe 250 raste pozitive si dhe brenda 24 orëve kanë vdekur shtatë persona si pasojë e infeksionit me coronavirus.