Klinika e Internos - QKUK - FOTO KALLXO

Grumbuj njerëzish në Klinikën e Internos, nuk respektohet distanca

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës thonë se nuk duhet të qëndrojnë më shumë se pesë persona në një ambient. Por, këto masa nuk janë duke u respektuar në Klinikën Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aty ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

KALLXO.com ka vizituar këtë klinikë dhe në hyrje të kësaj klinike janë parë mbi 10 persona duke pritur radhë në një hapësirë të ngushë, askush nuk po mbante distancë.

 

Në anën tjetër numri i të infektuarve dhe vdekjeve si pasojë e infeksionit është i lartë, dje janë regjistruar 704 raste me COVID-19 përderisa nëntë persona të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve.

Gjithashtu në Klinikën e Infektivës dhe Pulmologjisë nuk ka detergjent e letra higjienike nëpër banjo përderisa çdo ditë bëhet thirrje që të mbahet pastërtia personale dhe e vendit ku qëndrojmë.