Grumbuj masiv të mbeturinave në tregun te Zona Industriale në Prishtinë (FOTO)

Mbeturinat ‘sundojnë’ në tregun me shumicë në Zonën Industriale në Prishtinë. Gjendja e krijuar aty, nga grumbuj masiv të mbeturinave, duket e tmerrshme.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com, shihen mbeturina të hedhura nëpër gjithë tregun.

Kontaminimi i këtyre mbeturinave, mund të paraqes rrezik edhe për prodhimet tjera që ekspozohen në këtë treg dhe blihen nga qytetarë të shumtë.

Kallxo.com ka kontaktuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës për të mësuar më shumë për situatën në këtë treg.

Medina Braha nga kjo Dejtori ka deklaruar se, tregu e ka menaxhmentin i cili duhet të kujdeset për ambientin  dhe nëse nuk i kryejnë obligimet, inspekcioni duhet të marr masa.

“Tregu e ka menaxhmentin e vet, ata janë përgjegjës për mbeturinat aty. Nëse nuk i kryejnë obligimet e veta, inspeksioni duhet të ndërmarrë masa”, ka thënë Braha.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.