Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti - Foto: REL/MIA

Grubi: Në rajon do të jenë 3 ministra të Jashtëm shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka konfirmuar sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për formimin e Qeverisë së re.

Grubi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në rajon do të jenë tre ministra të Jashtëm shqiptarë, shkruan TV21./21Media