Gruaja shtatzënë vdes, burri ia lë fajin trajtimit mjekësor

Një burrë nga Shtimja është ankuar në Policinë e Kosovës, ai ka thënë se gruaja e saj e cila ishte shtatzënë ka vdekur si pasoj e trajtimit të papërgjegjshëm mjekësor.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në muajin e kaluar, në periudhën 17 dhjetor – 21 dhjetor, ndërsa ankesa nga ana e burrit është pranuar dje.

“Më 24 janar 2022 ankuesi, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje është thënë se rasti është në procedurë hetimore.