Gruaja rrah burrin në Prizren

Policia njofton se një grua pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh, rreth orës 21:30 në Prizren.

Sipas policisë, e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.