Policia e Kosovës

Gruaja raporton për dhunë në familje burrin me të cilin bashkajetonte

Një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjetonte.

Rasti është raportuar dy ditë më parë në Lipjan. Ankuesja ka raportuar tutje edhe se me të dyshuarin ishte duke bashkëjetuar.

E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari sipas policisë është shoqëruar për në stacion për intervistim.

Në lidhje me rastin policia ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar.

Ky i fundit ka vendosur që të dyshuarin ta lirojë në procedurë të rregullt dhe të vazhdoj hetimi për të njëjtin gjatë kohës sa është në liri.